Këngëtari nga Kosova takon Bebe Rexhën

Mediale Vip

Këngëtari nga Kosova takon Bebe Rexhën

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 09:44
Bebe Rexha

Një emër shqiptar që ka arritur famë të madhe në botë është edhe ai i Bebe Rexhës.

Këngëtarja tashmë llogaritë disa hite dhe është shumë e kërkuar në vende  të ndryshme të botës.

Po ashtu, atë e shohim të jetë pjesë e eventeve më të njohura botërore si mysafire, por edhe me performancat e saj.

Mbrëmë në Nju Jork është mbajtur një koncert në nderë të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ku ishin të ftuar disa prej emrave të shquar të artit shqiptar.

Bebe Rexha e kishte publikuar në llogarinë e saj zyrtare njoftimin për atë koncert, por nuk kishte bërë të ditur se do të jetë apo jo pjesë e tij.

E pjesëmarrës në këtë koncert ka qenë edhe këngëtari Vedat Ademi, i cili kishte pasur rastin të takohet me Bebe Rexhën dhe të ndante disa fotografi bashkë me të dhe të birin.

Edhe pse nuk e ka cekur se ku është takuar ai dhe Bebe, dyshimet janë që këngëtarja mbrëmë ka qenë pjesë e koncertit festiv me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë bashkë me prindërit e saj. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat