Rene “Kuqezi”, sa ëmbël duket

Mediale Vip

Rene “Kuqezi”, sa ëmbël duket

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 10:47
Roberti, Renee dhe Nora

Sot me rastin e festës së “28 nëntorit”, Nora dhe Roberti janë përkujdesur që vajza e tyre Rene të duket sa më festive.

Kapele kuq e zi, në njërën faqe ka të vizatuar një zemër të kuqe e në tjetrën të zezë dhe me një buzëqeshje engjëllore në fytyrë Rene duket për mrekulli. Për t`i uruar të gjithë për festën ajo mban në dorë një kornizë “Urime 28 nëntori”. 

Me këtë fotografi edhe babai i saj Roberti ka uruar ndjekësit në Instagram, të cilët nuk kanë mundur t`i rezistojnë kësaj fotografie, duke shprehur fjalët më të ëmbla. Rene është vajza e vetme e çifti të njohur të estradës, Nora Istrefit dhe Robert Berishës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat