Viti 2017, ishte një vit shumë i suksesshëm për reperen e re amerikane, Cardi B. Por duket se edhe 2018-a ka nisur po aq mbarë sa viti i kaluar për reperen.
Me këngën e saj të re, “Bartier Cardi”, Cardi ka gjithësej 4 këngë në klasifikimin e Billboard, “Hot 100: RnB/Hip Hop”.
Hiti që i dha asaj famë, “Bodak Yellow” është në vend të 5-të, “No Limit” në bashkëpunim me G-Eazy në vend të 2-të, “Motorsport” me Migos dhe Nicki Minaj në vend të 3-të dhe “Bartier Cardi” me reperin 21 Savage në vend të 9-të.
Një gjë e tillë ndodh shumë rrallë dhe hera e fundit ishte Beyonce me “Formation”, “Sorry”, “Hold Up” dhe “6 Inch” nga albumi “Lemonade”.
Mjafton një këngë tjetër këto javë dhe Cardi është gati të thyejë rekorde.