Flet Eliona Pitarka: Tek 2XL më zgjodhën pasi më panë topless! - Bota Sot
Flet Eliona Pitarka: Tek 2XL më zgjodhën pasi më panë topless!

Mediale Vip

Flet Eliona Pitarka: Tek 2XL më zgjodhën pasi më panë topless!

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:01
Eliona Pitarka

Eliona Pitarka është aktorja më e re në kastin e emisionit të humorit ‘Apartamenti 2XL’, ku u bë pjesë nga kërkesa e producentit Turjan Hyska.

Para se të fillonte eksperiencën si aktore, ajo u bë e njohur prej një edicioni lajmesh ku u shfaq topless, me vetëm një xhaketë sipër ku i dukeshin qartë format.

E ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo ka treguar përse Turi iu bë kjo kërkesë.
“Mendoj që ajo që donte Turi ishte pikërisht kjo femra koketë dhe që të provokonte dhe e gjeti tek unë sepse ishte ajo buja që bëra tek lajmet. Mendoj se isha personi pa komplekse dhe që do ta luante më së miri rolin e femrës provokuese në Apartament. Kjo ishte pika ime e fortë,” – tha Eliona.

Prej dy vitesh në kastin e aktorëve, ajo tha se ia ka arritur qëllimin pasi cdo ditë përflitet dhe ndiqet më shumë.

Video

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera