Meshkujt shqiptarë të çmendur pas Arielit… - Bota Sot
Meshkujt shqiptarë të çmendur pas Arielit…

Mediale Vip

Meshkujt shqiptarë të çmendur pas Arielit…

Më: 14 janar 2018 Në ora: 11:32
Pamje nga videoja

Teksa nuk ishin në transmetim, Ermal Mamaqi nuk la pa e ngacmuar Anxhelina Hadërgjonaj për Arielin, grimierin e famshëm të motrave Kardashian me të cilën ajo ndan të njëjtin apartament.

Jashtë kamerave, Hadërgjonaj i tregon Mamaqit se Arieli, i cili është homoseksual, është shumë i pëlqyer nga meshkujt në Shqipëri. Ajo zbulon se grimieri është i regjistruar në një rrjet social për gay-t dhe se ka pasur shumë kërkesa. “Ju ça telefoni”, zbulon Hadërgjonaj, duke shtuar se as në Los Angeles nuk kishte pasur aq shumë kërkesa.

Ky është një tjetër moment i shfaqur mbrëmjen e sotme në “Best of” të “Xing me Ermalin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera