Dhurata e adhurueshme (dhe e shtrenjtë) që princi Harry i bëri nipit, Louis! - Bota Sot
Dhurata e adhurueshme (dhe e shtrenjtë) që princi Harry i bëri nipit, Louis!

Mediale Vip

Dhurata e adhurueshme (dhe e shtrenjtë) që princi Harry i bëri nipit, Louis!

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 19:25
Princi Harry dhe Princi Louis

Princi Louis u pagëzua një ditë më parë, dhe për të kremtuar këtë event, xhaxhai Harry i kishte përgatitur një dhuratë tejet të vecantë (e me kosto super të lartë). Nuk është një lodër, nuk është veshje – është një libër!! Por jo një dosido. Është botimi i parë origjinal i të famshmit “  „Winnie-the-Pooh”.

Duke qenë se bëhet fjalë për një gjë të rrallë, edhe cmimi ishte tejet i kripur: plot 8.000 paundë apo mbi 10.000 euro. Libri daton ne 1926-tën. Burime pranë Harry-t i thanë The Sun se ai kishte pasur ndërmend një libër  tjetër fillimisht – „Through the Looking-Glass”  e Lewis Carroll, edhe ai botim i parë, e që kushtonte akoma më shumë, gati 24.000 paundë. Por në fund, mendoi se  „Winnie-the-Pooh” është më i përshtatshëm për fëmijë të vegjël.

Dhurata për më tepër ka dhe një lloj lidhjeje me princeshën Diana. Një prej kujtimeve më të bukura që ruan Harry nga fëmijëria e tij lidhet pikërisht me të ëmën, dhe faktin që ajo i lexonte gjithmonë libra përpara se të flinte gjumë, ku më shumë preferonte klasikët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera