Aktorja italiane Asia Argento, udhëheqëse e lëvizjes #MeToo, ka mohuar fuqishëm akuzat për sulm seksual.
Në dokumentet ligjore të publikuara nga New York Times, pretendohet se ajo kishte paguar Jimmy Bennett 380 mijë dollarë pasi ky i fundit e kishte akuzuar se aktorja e ngacmoi seksualisht kur ishte 17 vjeç.
Në një deklaratë Argento ka mohuar tërë përmbajtjen e artikullit të New York Times.
“Kurrë nuk kam pasur lidhje seksuale me Bennett”.
Sipas dokumenteve ngjarja besohet të ketë ndodhur në vitin 2013 në një dhomë hoteli në Kalifornia.