Butrint Imeri përfundon koncertet: Faleminderit që keni qenë pjesë e një vere të paharruar

Mediale Vip

Butrint Imeri përfundon koncertet: Faleminderit që keni qenë pjesë e një vere të paharruar

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:03
Butrint Imeri

Këngëtari Butrint Imeri ka qenë një prej emrave të estradës më të pëlqyer këtë verë.

Ai ka qenë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme anë e mbanë trevave shqiptare.

 

I kena edhe do super shows me i kry masnej kryhet vera ????

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Butrinti është shumë falënderues ndaj gjithë atyre fansave që e mbështetën dhe që ishin të pranishëm në koncertet e tij për ta parë.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, këngëtari Imeri ka falënderuar adhuruesit e tij, të cilët i kanë dhuruar një verë të paharruar.

“Faleminderit që keni qenë pjesë e një verë të paharruar, kena me e mbajt mend shumë gjatë”, ka shkruar Butrinti në Instagram.

 

Faleminderit qe keni qene pjese e nje vere te paharruar, kena me e mbajt mend shume gjate..

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

I njëjti gjatë verës solli dy projekte “Ma Cherie” dhe “Alea”, dy këngë të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat e tij.

Pas përfundimit të koncerteve, ai planifikon disa ditë të mira pushimi, deri sa të vijë koha për të punuar për projektin e radhës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat