Ka tre fëmijë dhe shumë vite karrierë, por nuk do ta besoni sa i ri është Ermal Fejzullahu

Mediale Vip

Ka tre fëmijë dhe shumë vite karrierë, por nuk do ta besoni sa i ri është Ermal Fejzullahu

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 23:55
Ermal Fejzullahu me familjen e tij

Ermal Fejzullahun e mbajmë mend që kur këndonte para shumë vitesh këngët “Për një dashuri” apo “Goc nga Tirona” e kjo na bën të mendojmë se vitet kanë kaluar dhe këngëtari është rritur shumë.

Në fakt gjatë këtyre viteve ai është martuar dhe është bërë baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm të quajtur Arti, Buna dhe Era.

Por dita e sotme ka risjellë edhe njëherë në vëmendje që në fakt Ermali është ende shumë i ri.

Këngëtari ka festuar sot ditëlindjen dhe nuk kanë munguar urimet e miqve dhe familjarëe në këtë ditë të veçantë.

Me këtë rast është zbuluar edhe mosha e tij. Ermali ka mbushur sot 30 vjeç pasi ka lindur më 23 gusht të 1988.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat