Rozana Radi është zgjuar sot me një suprizë nga stilisti me famë botërore..

Mediale Vip

Rozana Radi është zgjuar sot me një suprizë nga stilisti me famë botërore..

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 14:34
Rozana Radi

Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi e ka nisur bukur ditën e sotme pas një mesazhi që i ka mbërritur në inbox-in e saj nga stilisti me famë botërore, Stefano Gabbana. 

Shkak për këtë është bërë një foto që Rozana ka postuar në llogarinë e saj, të shkrepur në një prej dyqaneve ‘Dolce &Gabbana” ndërkohë që ka qenë me pushime në ishullin e Kaprit në Itali.

‘Kapri nuk është Kapri pa D&G”-ka shkruar Rozi bashkangjitur fotos së saj duke etiketuar stilistin e njohur. 

Menjëherë pas këtij postimi ka qenë Stefano i cili i ka dërguar një emoji zemre në inbox-in e saj.

‘Nuk ndodh përditë të të dërgojë një zemër Stefano Gabbana”- ka shkruar Radi bashkangjitur fotos me përshëndetjen e stilistit. Kjo nuk është hera e parë që dizajneri i njohur përshëndet apo komenton vajzat shqiptare të ekranit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat