Shitet shtëpia e Aviciit

Mediale Vip

Shitet shtëpia e Aviciit

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 08:44
Avicii

Shtëpia e Aviciit në Hollywood është shitur, pa shumë zhurmë, për 17.5 milionë dollarë në një marrëveshje jashtë tregut, katër muaj pas vdekjes shokuese dhe tragjike të DJ-it suedez.

Sipas faqes së internetit të pasurive të paluajtshme Redfin, ylli bleu shtëpinë me 7.000 metra katrorë për 15.5 milionë dollarë në vitin 2013 – në të njëjtin vit kur ai pati sukses fenomenal me hitet e tij “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”.

Shtëpia moderne me gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banjo e cila ndodhet në një zonë shumë elitare në Hollyeood Hills West, është ndërtuar në vitin 2008 dhe ka karakteristika të tilla si një pishinë të pafundme, spa dhe pamje mahnitëse të Los Anxhelosit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat