Mozzik feston ditëlindjen, Loredana e uron me fjalët emocionuese: Ne do të presim shumë gjëra së bashku…

Mediale Vip

Mozzik feston ditëlindjen, Loredana e uron me fjalët emocionuese: Ne do të presim shumë gjëra së bashku…

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 10:56
Mozzik dhe Loredana

Reperi i njohur Mozzik sot feston 23-vjetorin e lindjes. E në këtë ditë të veçantë, Mozzik bëri një urim falënderues, për prindërit, bashkëshorten Loredanën dhe fansat që e mbështetën në karrierën e tij.

Ai mori urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët. Por ai që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ai i partneres së tij, e cila konfirmoi në mënyrën më romantike që së shpejti do të bëhen tre.

Edhe pse ka kohë që po përflitet për shtatzëninë e Loredanës, as ajo dhe as reperi nuk kishin reaguar për të zbuluar ndonjë gjë rreth këtyre fjalëve.

“Gëzuar ditëlindjen Mozzik, përveç se je bashkëshorti im, ti je shoku im më i mirë. Në çdo njeri dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti, për mua ti je perfekt. Ne do të presim shumë gjëra së bashku, njëri është shumë afër. Ti e di se çfarë dua të them. Përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Loredana.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat