Këngëtarja e dashur për publikun shqoiptar Xhensila Myrtezaj e ka nisur seriozisht punën për rikthimin e linjave pas lindjes. Një gjë të tillë e ka treguar sot nëpërmjet një video të publikuar në “Instastory”.
Teksa kanë kaluar vetëm 3 muaj nga ardhja në jetë e Ajkës, Xhensila shfaqet më në formë se kurrë.
Në videon e postuar në profilin e saj në “Instagram”, këngëtarja ndodhet në palestër teksa bën ushtrime për të forcuar muskujt e barkut.
E veshur me rroba sportive, Xhensila ka ngritur bluzën për të treguar rezultatet e këtyre javëve që ka bërë palestër.