Biznismeni i njohur shqiptar, Albert Krasniqi dhe ish-miss Kosova, Besa Gashi vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të pëlqyera shqiptare.
Duke qenë se janë aktiv në rrjete sociale dyshja shpesh publikojnë imazhe pranë njërit-tjetrit.
Në foton e fundit të publikuar nga Alberti ai tregon se sot festojnë një ditë të veçantë, përvjetorin e fejesës së tyre.
“10.10.10 jena feju paramendo hala pe du, Gëzuar 8 vite bashkë dashuri”, është mbishkrimi që Alberti ia ka vënë imazheve.
Nga dashuria e tyre e pastër ata tashmë kanë edhe një vajzë të quajtur Kjara, e cila e ka trashëguar bukurinë nga e ëma.
Besa, ndonëse është bërë nënë, trupi i bukuroshes kosovare vazhdon të jetë ndër më të lakmuarit nga femrat.
Theksojmë se Alberti dhe Besa komentohen vazhdimisht nga mediat si për jetën luksoze e po ashtu edhe për paraqitjet e tyre.