Rrëfimi prekës i aktores Elizabeth Hurley për shoqen e saj që vuan nga kanceri i gjirit - Bota Sot
Rrëfimi prekës i aktores Elizabeth Hurley për shoqen e saj që vuan nga kanceri i gjirit

Mediale Vip

Rrëfimi prekës i aktores Elizabeth Hurley për shoqen e saj që vuan nga kanceri i gjirit

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:39
Elizabeth Hurley

Aktorja britanike, Elizabeth Hurley, gjatë pjesëmarrjes në emisionin This Morning ka treguar se shoqja e saj vuan nga kanceri i gjirit.

Ajo ka folur për herë të parë për goditjen që kishte marrë kur ka mësuar se shoqja e saj – e cila është 40 vjeçare, është e martuar dhe ka fëmijë – vuan nga kanceri dhe tashmë sëmundja është në një stad të avancuar.

“Shoqja ime shumë e mirë e ka mbajtur të fshehur se ka pasur një gungë në gji. Vonë e kam marrë vesh”.

“Kur ka shkuar te mjeku e ka mësuar se kanceri tashmë është në fazë të përparuar. Është diçka që na ka mposhtur të gjithëve”, ka thënë aktorja.

Përndryshe, Hurley është ambasadore e fushatës për luftën kundër kancerit të gjirit, të udhëhequr nga Estee Lauder.

“Vazhdimisht ua përkujtoj shoqeve të mia se duhet të kontrollohen. Në mamografinë time të parë kam shkuar në ditëlindjen time të 40-të. Që nga ajo kohë, shkoj çdo vit”, ka deklaruar 53-vjeçarja, gjyshja e të cilës kishte vdekur nga kanceri i gjirit në vitin 1992.

Tetori është muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit në gjithë botën. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera