Është ndarë nga Stresi? Keisi zbulon të vërtetën me këtë foto

Mediale Vip

Është ndarë nga Stresi? Keisi zbulon të vërtetën me këtë foto

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:51
Stresi dhe Kejsi

Edhe pse marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër shumë pengesa, reperi i njohur Stresi dhe Kejsi ia dolën të ishin bashkë. Madje çifti së fundmi ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë.

Dyshja kaloi pushimet verore në jugun e Shqipërisë, por largimi i Keisit drejt Kanadasë dhe fakti që dyshja ka javë që nuk bën asnjë publikim për njëri-tjetrin, na bëri të dyshojmë se mes tyre mund të ketë ndodhur diçka.

Prej kohësh ata kanë fshirë çdo foto që shfaqeshin së bashku, duke bërë kështu që të flitej se ata janë ndarë. Por një postim i fundit i Keisit na i ka shuar të gjitha dyshimet.

Ajo ka publikuar në “Instastory” foton e vjehrrit, babait të Stresit, dhe kjo nuk është hera e parë që ajo publikon një foto të Sali Lushajt, të cilin e quan “krenari”.

Me këtë postim, ajo na vërtetoi se ata janë bashkë dhe nuk ka asnjë dyshim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat