Ertugrul do të sillet me forcë në gjykatë - Bota Sot
Ertugrul do të sillet me forcë në gjykatë

Mediale Vip

Ertugrul do të sillet me forcë në gjykatë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:02
Engin Altan Duzyatan

Një gjykatë turke ka vendosur që aktori i njohur, Engin Altan Duzyatan, të sillet me forcë para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me një grup hakerash që akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP në Turqi.

18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur. Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si Instagram dhe Twitter këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin.

Në mesin e shumë personazheve të njohur që ranë pre e hakerave është edhe Nesliah Duzyatan, bashkëshortja e aktorit, Engin Altan Duzyatan i cili luan rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër.

Në seancë gjyqësore është thirrur si dëshmitar edhe Duzyatan. Mosparaqitja e të cilit ka detyruar trupin gjykues të vendosë ‘sjelljen e tij me forcë’ për të dëshmuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera