U kap në hotel me një femër tjetër, e fejuara e Stresit befason me deklaratën

Mediale Vip

U kap në hotel me një femër tjetër, e fejuara e Stresit befason me deklaratën

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:47
Stresi dhe Kejsi

Rreth një javë më parë reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, u arrestua në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës.

Ai u kap me kokainë dhe armë pa leje, teksa ndodhej në shtrat me një vajzë 20-vjeçare.

Por duket se pavarësisht të gjithave, e fejuara e tij Kejsi i qëndron pranë në këto ditë të vështira.

Ajo ka postuar disa video në Instastory, ku në njërën prej tyre dëgjohet duke kënduar këngën e Stresit dhe në një moment thuhet, “Asnjëherë s’kom me t’lon”.

Stresi u gjet nga policia i zhveshur, i shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Nuk dihet se kush është vajza në fjalë e cila gjithashtu po hetohet nga policia për “Moskallëzim krimi”. Nga ana tjetër Stresi është i fejuar zyrtarisht me Kejsin, vajzën të cilën e ka bërë edhe pjesë të mediave, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Policia tha zyrtarisht se Forca e Ligjit në veprim vuri në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat