Luana Vjollca di të jetë kuq e zi, jo vetëm me zemër!

Mediale Vip

Luana Vjollca di të jetë kuq e zi, jo vetëm me zemër!

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 23:53
Luana Vjollca

Edhe këtë të shtunë surprizat nuk kanë fund në “Shiko kush luan” nën drejtimin e moderatores Luana Vjollca.

Ekrani i Top Channel do të “vishet” kuq e zi, sepse çdo festë nis të shtunave me Luanën, e cila nuk mund të shfaqej më kuq e zi se kaq.

Edhe pse pak më herët, do të luajmë e festojmë për nëntorin tonë. Nëntorin e ëmbël, atë të Ismail Qemalit e të të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.

Premtohet argëtim pa fund, këngë që na ngrenë peshë zemrat, biseda intime, tregime të sinqerta, histori të pa dëgjuara më parë nga të ftuarit tanë. Vetëm të shtunën në mbrëmje me një Luanë pak “Jessica Rabbit” me flokë të kuq dhe fustan të zi, me flamurin shqiptar edhe në pamje jo vetëm në zemër.

Cili është këngëtari më i mirë në Kosovë, sipas Vjollca Haxhiut?

A është xheloze Andrra? Me cilën nga vajzat e showbiz-it ka qënë i lidhur më parë Sinani? Çfarë talentesh të pa zbuluara ka Gena? Cili prej Sinanit dhe Genës paguhet më shumë?

Këto dhe shumë të tjera në një mbrëmje që nuk duhet humbur, vetëm në “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat