Zbulohen emrat e koduar që përdoren për Meghanin dhe Harry-in

Mediale Vip

Zbulohen emrat e koduar që përdoren për Meghanin dhe Harry-in

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 07:31
Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle njihen si duka dhe dukesha i Sussex, por për personat që merren me sigurinë e tyre, ata kanë emër tjetër. Këta të fundit i referohen si David Stevens dhe Davina Scott.

Shumë e çuditshme apo jo? Epo një të përbashkët e kanë, janë inicialet mbretërore: “DS”. Dhe kjo nuk vlen vetëm për këtë cift; i njëjti rregull aplikohet edhe për William dhe Kate. Ata janë “ Danny Collins dhe Daphne Clark“, domethënë „DC”.

Përse një masë e tillë? Sipas shtypit britanik, nëse dikush arrin të shtjerë në dorë një telefon që i përket ndonjë pjesetari të familjes mbretërore, ai nuk do të gjeje dot emrin: Harry apo Meghan.. Është me rrezik, prandaj atyre u jepet një kod, i cili me sa duket, ndërron rregullisht për arsye që janë mëse të qarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat