U adhurueshme çfarë i tregojnë William dhe Kate fëmijëve për Dianën!!!

Mediale Vip

U adhurueshme çfarë i tregojnë William dhe Kate fëmijëve për Dianën!!!

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 19:02
Diana

Kohët e fundit, William ka folur gjithmonë e më shumë për të ëmën, Dianën, e ka rrëfyer se e konsideron shumë të rëndësishme që të tre fëmijët e tij të dinë gjithçka për gjyshen e tyre. Kështu, ai shpjegon se së bashku me të shoqen, përpiqen ta mbajnë të gjallë kujtimin e saj.

Kanë plot fotografi në shtëpi dhe flasin gjithë kohën për të, si ishte, si fliste, si sillej. Kate nuk lë rast pa ia permendur George-t dhe Charlotte-s gjyshen që nuk e njohën dot. Por si do të ishte Diana në këtë rol?

Një tmerr i vërtetë, bën shaka Williami. Do t`i kishte adhuruar fëmijët, por do t`i tërbonte fare. Për shembull, koha e banjës do të ishte një skenë filmi, me flluska sapuni gjithandej, ujë në të gjithë dhomën e pastaj do ikte si pa të keq!!!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat