Bahtiri tryezë me qytetarët, fton për nënshkrim masiv të peticionit

Mitrovica

Bahtiri tryezë me qytetarët, fton për nënshkrim masiv të peticionit

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 12:36
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

(E plotësuar) -Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka mbajtur tryezë me qytetarë, me ç’rast janë nisur procedurat e peticionit për bashkimin e qytetit.

Të pranishëm në këtë takim ishin nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Jeton Ujkani, drejtorët e drejtorive komunale, asamblistë të partive politike si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.

Bahtiri theksoi se gjithmonë për çdo vendim është konsultuar me qytetarë.

Bahtiri: Prej të hënës masivisht përgjigjuni ftesës së kryetarit

“Ju shumë mirë e dini se çdo kufi ku vendoset, kogja do kilometra që duhet me qenë mes kufijve nuk ka ardhmëri për ata njerëz, dhe ne nuk e dëshirojmë këtë, dhe nuk do të ja lëmë askujt luksin që të flasë në emër të Mitrovicës, sepse është e jona, e  baballarëve tanë, stërgjyshërve tanë, atyre që kanë dhënë edhe djersë por edhe gjak. Prandaj ju kisha lut në mënyrë vëllazërore, bashkëvllazërore, jo si kryetar, por si qytetar i këtij vendi, i kësaj Mitrovice të harruar, të shkretuar e të varfëruar nga dikush që t’i dalim zot vendit, ju ftoj që prej të hënës masivisht vullnetarisht t’i përgjigjeni ftesës së kryetarit të Mitrovicës”, tha Bahtiri, përcjell KosovaPress.

Në emër të minatorëve, Bahtir Istrefi, u shpreh i zhgënjyer me gjendjen e tanishme në këtë qytet.

Istrefi: Minatorët nuk bënë greva 8 orë për ta ndarë Mitrovicën

“Minatorët nuk kanë nejt 8 ditë në greva o të nderuar, me nda Mitrovicën. Nuk kanë nejtë minatorët në greva pa hëngër edhe pa pi, edhe sot dikush me lujt me ta, me lujt edhe me tokat e tyre e me varret e gjyshërve e stërgjyshërve të tyre. Edhe Qeveria, edhe Kuvendi duhet me u mburrë me këtë iniciativë që u nisë prej Mitrovicës. A tash dy serbë ku janë duhet me ua bë një komunë atyre a? Çfarë torturash kanë ata prej neve? Sa janë vrarë prej tyre qe 19 vjet.Në pjesën veriore kam 15 mijë njerëz të dëbuar prej aty që rrinë sot me qira nëpër rrugë e sokakëve. I kemi mbi 12-13 veta i kemi të vrarë prej mbas luftës aty”, tha ai.

Fevzi Beqiri, përfaqësues i lagjes të Boshnjakëve tregon pse u bashkuan në këtë nismë. 

 Mitrovica ka qenë një dhe një do të mbetet 

“Ne e kemi marrë këtë iniciativë se Mitrovica ka qenë një dhe një do të mbetet. Të harrojnë këta zotërinjtë në Prishtinë që janë në kolltukë se Mitrovica ka qenë 80 përqind e banuar deri në 99-ën  kur ka hi KFOR-i francez, i cili ka qenë në aleancë me bandat çetnike dhe i kanë përzënë banorët shqiptarë pa të drejtë”, tha ai.

Kurse, qytetari Skender Sadiku ka folur pr prgjegjsin q kan institucionet e zgjedhura nga vota e qytetarve.

Sadiku:  E kemi strukturn pr me çu procesin deri n fund

“Është normale të shkojmë në gjykata, ku e kemi besimin. Edhe besimin e kemi të plotë sepse na ju kemi votuar, komplet asamblistët e Mitrovicës janë ata që e kanë besimin tonë. Na ndryshe nuk mundemi me ardh me ju fishkëlluar nëpër vesh, por votën ua kemi dhënë dhe e kemi komplet strukturën që munden me e çu procedurën deri në fund”, u shpreh ai.  

Ky peticion u përkrah nga të pranishmit që morën pjesë aty, ndërsa më të zëshmit ishin banorët e fshatit Kçiq i Madh, Gushafc, Frashër i Madh, Kushtove, fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgores, të cilët e përkrahëm fuqishëm këtë iniciativë të kryetarit Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës.

 Nënshkrimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës nis të hënën, Bahtiri: Unë di çka flas, di çka kërkoj 

Unë di çka flas, di çka kërkoj dhe Mitrovica do të bashkohet.

Kështu ka thënë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë konferencës për media të mbajtur sot, pas tryezës me qytetarët rreth nisjes së procedurave të peticionit për bashkimin e qytetit.

Ai tha se nga dita e hënë qytetarët do të fillojnë nënshkrimin e  një peticioni drejtuar Kuvendit, për shfuqizimin e vendimit nga viti 2007, në mënyrë që të fuqizohet vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës i datës 30 nëntor për një Mitrovicë të bashkuar me territor.

Bahtiri e quajti gabim mendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj se kjo kërkesë është jolegjitime.

Sa i përket reagimit të qytetarëve serbë në veri rreth kësaj iniciative, Bahtiri theksoi se edhe ata do t’i bashkëngjiten këtij peticioni, ngase siç u shpreh ai, ata janë lodhur nga grupe të caktuara dhe duan shërbime komunale sa më efikase.

Bahtiri: Prej të hënës nis peticioni

“Ne së bashku me qytetarët sot kemi marrë vendim që prej të hënës të nis peticioni për shfuqizimin e vendimit të marr për ndarjen e Mitrovicës dhe të jetë një Mitrovicë e përbashkët e qytetarëve pa dallim nacionaliteti. Duke parë situatën në veri, jemi shumë të vetëdijshëm se mund të jetë një qasje e përplasjeve të ndryshme në mbledhjen e përbashkët në Bruksel ne si qytet i Mitrovicës kemi marr vendim që të fillojë peticioni i të gjithë qytetarëve të Mitrovicës për t’ju drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës për shfuqizimin e vendimit të marr më vitin 2007 dhe të fuqizohet vendimi i mëparshëm i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, si Mitrovicë e përbashkët me territorin që ka qenë më parë”, tha ai.

Bahtiri: Haradinaj nëse ka marr për bazë se s’kemi të drejtë t’u drejtohemi institucioneve, atëherë është gabim

“Haradinaj është mik imi, dhe nëse ka marr për bazë se ne nuk kemi të drejtë t’i drejtohemi institucioneve të Kosovës, atëherë është gabim. Ne kemi të drejtën që si organ komunal t’i drejtohemi çdo institucioni me kërkesat tona, por fatkeqësisht që Ministria e Pushtetit Lokal e ka shpallur të pavlefshëm për arsye se ministri është serb dhe këtë e ka bërë për arsye politike. Tani ne kemi të drejtën që me peticion t’i drejtohemi drejtpërdrejt Kuvendit të Kosovës dhe do ta shihni se kjo iniciativë do të jetë e realizueshme. Unë di çka flas, di çka kërkoj dhe kjo do të bëhet. Unë mendoj se kjo do të përkrahet ndërsa për hapat e mëtutjeshëm do të vendosim pasi të marrim përgjigjen”, tha Bahtiri.

Bahtiri: Shpresoj se peticionin do ta nënshkruajnë edhe serbët

“Mendoj se qytetarët serbë janë lodhur prej grupeve të caktuara dhe janë duke pritur që sa më parë të lirohen nga ndikimi i këtyre grupeve dhe njëherë e përgjithmonë të nis puna institucionale duke ju dhënë shërbime të gjithë qytetarëve pa dallim. Shpresoj se një nënshkrim të tillë do ta bëjnë edhe ata”, u shpreh Bahtiri.

***

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk po heq dorë nga ideja e tij për bashkimin e Mitrovicës.

Gjatë ditës së sotme ai ka mbajtur një tryezë të përbashkët me qytetarë me ç’rast ka inicuar procedurat për peticion lidhur me bashkimin e qytetit.

“Sot ju kam ftuar që mbi bazën e demokracisë dhe funksionalizimit të vendit të bëjmë një peticion për të shfuqizuar vendimin e marrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe të mundësojmë bashkimin e Mitrovicës”, ka thënë Bahtiri para qytetarëve.

Në ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Jeton Ujkani ka bërë po ashtu thirrje që ky peticion të gjejë mbështetje.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të ruhemi në deklarata sepse e dimë shumë mirë qëndrimin e institucioneve tona që po luftojnë për të qenë e gjithë Kosova një territor. Kërkesat tonë, sikur kjo përmes Kuvendit dhe peticioni do të shkojnë në institucionet tona, prandaj ju bëjmë thirrje për përkrahje”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ideja e Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës, është cilësuar si jo ligjore nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Këta të fundit kishin cilësuar se vendimi në fjalë nuk është kompetencë e institucioneve komunale, por e atyre qëndrore.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së hënë është thirrur një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, po për këtë çështje.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat