Mitrovica pajiset me mamograf

Mitrovica

Mitrovica pajiset me mamograf

Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:09
Mitrovicë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni”, gjatë ditës së sotme është bërë ceremonia solemne e pranim- dorëzimit të mamografit.

Drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri, tha se ndihem shumë e emocionuar që është bërë blerja e mamografit, nga iniciativa e vetë organizatës së saj prandaj ndihet edhe e lumtur që kjo iniciativë është jetësuar.

“ Për këtë gjë falënderoi shumë komunën e  Mitrovicës, komunën e Skenderajt, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues të BIK-ut, përfaqësues të policisë dhe gjithë kontribut dhënësit e tjerë që kanë marrë pjesë në fushatën për mbledhjen e fondeve të mamografit”, shkruhet në komunikatën dërguar nga Komuna e Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se është kënaqësi e veçantë që sot përurohet një mjet digjital i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës dhe të rajonit.

“Sepse përmes tij ti mund ta ndalësh një sëmundje e madje ta shërosh atë përgjithmonë. Prandaj ai falënderoi  dhe i përgëzoi të gjithë ata që kanë kontribuar për blerjen e këtij mamografi sepse me këtë gjë ata do të shpëtojnë jetë të njerëzve”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Komuna e Mitrovicës.

Po ashtu kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, uroj të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe ata të Skenderajt për blerjen e mamografit, duke thënë se ka qenë shumë i nevojshëm si dhe falënderoi të gjithë ata që kanë ndihmuar në blerjen e tij.

Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë qe pas 5 vitesh Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë më në fund u pajis me mamograf.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, zv. ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Veseli Makolli, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, drejtoresha e OJQ “Mundësia”, Hasime Tahiri, përfaqësues nga BIK-u, përfaqësues nga Policia e Kosovës, stafi mjekësor i QKMF-së si dhe pjesëmarrës të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat