Detaje të reja nga shpërthimi në Veri, bomba ishte e vendosur në lokalin e një pjesëtari të Policisë

Mitrovica

Detaje të reja nga shpërthimi në Veri, bomba ishte e vendosur në lokalin e një pjesëtari të Policisë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një bombë ka shpërthyer sot herët në mëngjes në veri të Mitrovicës, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit para një salle fitnesi që ndodhet në rrugën ‘Vojvode Putnika’ në veri të Mitrovicës, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KP'së, bëjnë të ditur se pronari i kësaj salle të fitnesit është Sead Çeshko, i etnisë boshnjake, njëherësh polic i Kosovës me detyrë në kufirin e Bërnjakut.

Nga shpërthimi janë thyer xhamat e kësaj salle, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet ‘Seat Ibiza’ me targa KM 012 – BÇ që ka qenë i parkuar aty afër.

Deri tani nuk dihet autori dhe motivi i këtij incidenti. Sipas zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, hetimi është në fazat fillestare.

 “Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, ka treguar Hoti. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat