Shkollat e Mitrovicës respektojnë vendimin e MASHT-it për zëvendësim të orëve të humbura gjatë grevës

Mitrovica

Shkollat e Mitrovicës respektojnë vendimin e MASHT-it për zëvendësim të orëve të humbura gjatë grevës

Nga: F. B. Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:11
Puna dhe përkushtimi i mësimdhënësve në kompensimin dhe përmbushjen e plan programit të procesit arsimor

Shumë shkolla në komunën e Mitrovicës në harmoni me vendimin që ka marr Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, sot ndonëse ditë e shtunë kanë filluar kompensimin e ditëve të humbura si pasojë e grevës së personelit arsimor.
 
Kjo është vërejtur jo vetëm me praninë e nxënësve në afërsi dhe përreth shkollave por edhe qarkullimit në qytet, që është dëshmi e punës në plotësimin e orëve të humbura në përputhje me plan programin e punës.
 
Lajmi për punën dhe procesin arsimor në shumë shkolla të Mitrovicës, ndonëse ka edhe të tilla që nuk kanë filluar sot me kompensim e kanë konfirmuar burime nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Mitrovicës.
 
“Po mund të konfirmoj se shumë shkolla të komunës sonë sot janë duke zbatuar në plotësi vendimin e MASHT-it që të kompensohet orët e humbura gjatë periudhës se grevës së arsimtarëve. Këtë e kemi parë vetë në vizitën që kemi bërë me stafin e drejtorisë në disa nga shkollat tona”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Mitrovicës Iset Beka.   
 
Ai ka theksuar se në shumicën e shkollave është duke u mbajt mësimi dhe tash për tash çdo gjë po shkon sipas planit të përcaktuara nga drejtorët dhe personeli në këto shkolla për kompensimin e orëve të humbura.
 
 Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit Iset Beka ka falënderuar personelin arsimor në këtë shkolla për respektimin e vendimit dhe gatishmërinë që të përmbushin plan programin e punës në procesin arsimor.
 
Të përkujtojmë se edhe gjatë periudhës  së grevës , DKA në Mitrovicë pat bërë thirrje sindikatës së arsimit që të luftojë për realizimin e kërkesës së stafit të vetë, mirëpo pa dëmtuar procesin arsimor dhe nxënësit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat