Banorët paralajmërojnë protesta: “Në emër të luftës”, po shkatërrohet lumi Bistrica në Veri

Mitrovica

Banorët paralajmërojnë protesta: “Në emër të luftës”, po shkatërrohet lumi Bistrica në Veri

Më: 7 prill 2019 Në ora: 22:25
Pamje nga lumi Bistrica

Lumi Bistricë që kalon nëpër katër fshatra shqiptare të Veriut, Bistricë, Cerajë, Koshtovë e Batahir, është duke u dëmtuar në masë të madhe.

Krejt kjo për shkak të punëve që po kryhen për ndërtimin e një hidrocentrali, të cilin po e realizojnë disa ish-pjesëtarë të UCK-së.

Vetë banorët kanë reaguar lidhur me këtë krim ndaj natyrës, duke kërkuar ndihmë për të ndaluar dëmtimin e këtij lumi.

Sipas tyre, ky dëmtim po bëhet nga disa njerëz “në emër të luftës”, të cilët për t’i ndalur kanë kërkuar ndihmën edhe të Qeverisë dhe mediave.

Image

Banorët kanë paralajmëruar protestë.

“Shumica e lumit po hyn në gypa nga matrapaz dhe nga mafia dhe klanet e disa njerëzve që e kanë shkatrru Kosovën dhe vendin në emër të luftës dhe tash kanë filluar po na shkatërrojnë edhe pasurin tonë që e kemi rujt me shekuj. As Serbia nuk e ka shkatërru çka jan duke bërë këta.
Ftojmë edhe Qeverinë ta ndaloj këtë projekt ashtu siç e ndaluan te Lumbardhi në Pejë sepse këto nuk janë investime por shkatërrime. Përndryshe do të ketë pasoja. Stop, stop, stop shkatërrimin e lumit Bistricë.
E dashur popullatë shumë shpejt do ta caktojmë datën dhe ditën e protestës dhe nuk do t’i lejojmë më shkatërrimin e mëtutjeshëm të lumit”, thonë banorët.

Image

Ndryshe, nga pamjet e siguruara nga lumi Bistrica, shihet se si është gërmuar shtrati i lumit për të vendosur tubacione.
Vlen të theksohet se këtë ujë, pasi të kalojë në hidrocentral, e përdorin disa fshatra për pije.

Kujtojmë se reagime të njejta kanë ndodhur edhe në Pejë kur kanë dashur të ndërtojnë hidrocentrale në Lumbardh por kjo është ndalë falë presionit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat