Situatë e qetë në Mitrovicë një ditë para zgjedhjeve - Bota Sot
Situatë e qetë në Mitrovicë një ditë para zgjedhjeve

Mitrovica

Situatë e qetë në Mitrovicë një ditë para zgjedhjeve

Nga: F.B Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:09
Mitrovicë

Një ditë para zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, situate është e qetë, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Në Mitrovicë në veri, përveç afisheve të shumta me emrin e kandidatëve, asgjë tjetër nuk të jep përshtypjen se nesër më 19 maj ka zgjedhje.

Zgjedhjet për kryetar në komunat veri do përcaktojnë drejtuesit e ardhshëm të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veri.

Kandidatët për kryetar të këtyre komunave nga Lista Serbe sipas gazetës janë në Leposaviq  Zoran Todiç,  në Zubin Potok - Srgjan Vuloviç, në  Zveçan - Vuçina Jankoviç dhe në Mitrovicën Veri - Goran Rakiç.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna do të garojnë edhe kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.

Zgjedhjet janë shpallur nga administrata e Prishtinës 5 muaj pasi kryetarët e komunave të veriut të Kosovës kanë dhënë dorëheqje si reagim i vendimit të Prishtinës për vendosjen e taksës 100 për qind në mallrat serbe.

Vendimi për taksën ende është në fuqi, po Lista Serbe ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ka vendos të marr pjesë, si kanë deklaruara më herët që përfaqësuesit e tyre të vazhdojnë të luftojnë për ekzistencën e serbëve në veri.

Lista Serbe ka njoftuar se Prishtina me qëllim të de-motivimit dhe frikësimit të qytetarëve për të dal në zgjedhje ka vendo të dërgoj 176 policë në katër komunat në vendvotime, që do qëndrojnë si “roje” prej dy policëve në secilin vendvotim.

Për përcjelljen e zgjedhjeve janë akredituar 464 vëzhgues nga dy subjekte politike, dy misione ndërkombëtare, Komisioni Evropian, dy misione diplomatike, 12 ambasada, një OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ lokale dhe 15 mediume, ka njoftuar KQZ.

Do të votohet gjithsejtë në 87 vendvotime, në 44 qendra votimi dhe rreth 58 mijë qytetarë të regjistruar.

Vendvotimet do të hapen në ora 7.00 dhe do mbyllen në ora 20.00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...