Rakiq: Ky është referendum për ekzistencë - Bota Sot
Rakiq: Ky është referendum për ekzistencë

Mitrovica

Rakiq: Ky është referendum për ekzistencë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 08:10
Goran Rakiqi

(E plotësuar) - Kandidati i Listës Serbe për komunën e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, pasi ka votuar, ka thënë se qytetarët e Mitrovicës e kanë kuptuar seriozisht rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale, që është referendum për ekzistencë në këto hapësira.

Rakiq ka ftuar qytetarët që të dalin në votime dhe të dëshmojnë se sa domethënëse është për ata të mbeten dhe të jetojnë në këto hapësira.

Rakiq: Ky është referendum për ekzistencë

“Kemi kryer obligimin tonë qytetar. Siç mund të shihni edhe vet, qytetarët e Mitrovicës e kanë kuptuar seriozisht rëndësinë jo vetëm të këtyre zgjedhjeve lokale por bukfalisht referendumit, i cili për neve që jetojmë këtu do të thotë ekzistencë në këto hapësira. Kisha shfrytëzuar rastin të ftoj të gjithë qytetarët që në mënyrë sa më masive të dalin në këto zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe ftoj të gjithë qytetarët jo vetëm të Mitrovicës së veriut, por edhe të Leposaviqit, Zubim Potokut, Zveçanit që të dalin me familje, me fqinjët, që ta shfrytëzojnë këtë ditë dhe të dëshmojnë se sa për neve do të thotë bashkimi, uniteti dhe sa domethënëse është për neve që të mbetemi dhe të jetojmë në këto hapësira”, tha ai.

I pyetur nga KosovaPress, se a do ta pranonte rezultatin nëse do të fitonin kundër kandidatët e tij, Gonxhe Çaushi nga PDK ose Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, ai tha se do ta pranojnë atë që qytetarët vendosin.

Rakiq: E pranojnë atë që vendosin qytetarët

“Nuk është në ne a do ti pranojmë zgjedhjet, sot qytetarët vendosin dhe zgjedhin, ndërsa, ne do të pranojmë atë që vendosin qytetarët”, tha ai.

Rakiq është pyetur nëse do të jap dorëheqje sërish nëse fiton zgjedhjet dhe bëhet kryetar i kësaj komune.

Rakiq: Të vendosin qytetarët, pastaj ne

“Të presim një herë të vendosin qytetarët, pastaj do të vendosim për diçka të tillë”, tha ai.

Përndryshe, Rakiq ka shkuar për të votuar në mënyrë të organizuar me rreth 100 qytetarë.

Voton edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Sot në komunat veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet lokale. 

Kryetari i Listës Serbe dhe kandidati për Mitrovicë të Veriut, Goran Rakiq ka votuar në një nga pikat e votimit.  

Rakiq ishte kryetar i kësaj komune në mandatin e fundit por dha dorëheqje në shenjë proteste për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe nga qeveria e Kosovës.

Drejtpërdrejt nga votimi i Goran Rakiqit

Kandidati i Listës Serbe, Goran Rakiq po voton në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...