Bahtiri i kërkon Bytyqit shkarkimin e stafit drejtuesit të Universitetit të Mitrovicës

Mitrovica

Bahtiri i kërkon Bytyqit shkarkimin e stafit drejtuesit të Universitetit të Mitrovicës

Nga: A.M. Më: 16 qershor 2019 Në ora: 13:55
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dal më një kërkesë publike, ndaj ministri të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Ai përmes kësaj ka kërkuar që  “merr veprimet dhe vendimet e nevojshme për shkarkimin e komplet stafit drejtuesit të Universitetit të Mitrovicës dhe të emëroj përkohësisht një staf drejtues me një rektor të përgjegjshëm për një periudhë kalimtare, derisa të bëhen emërimet e nevojshme sipas procedurave standarde duke respektuar kriteret më të larta, që do t'i mundësonin UMIB-it zhvillimin e punës në mënyrë të suksesshme dhe të rinjve studime të mirëfillta”.

Kërkesa e plotë:

Kërkesë të Ministrit të MAShT-it, Shyqiri Bytyqi

Rekomandimin e grupit të ekspertëve ndërkombëtar për mbylljen e Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini" e kam marrë me mjaftë shqetësim, pasi qe Mitrovica ka shumë nevojë ta ketë universitetin e vet.

Kërkoj nga ministri Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, që të merr veprimet dhe vendimet e nevojshme për shkarkimin e komplet stafit drejtuesit të Universitetit të Mitrovicës dhe të emëroj përkohësisht një staf drejtues me një rektor të përgjegjshëm për një periudhë kalimtare, derisa të bëhen emërimet e nevojshme sipas procedurave standarde duke respektuar kriteret më të larta, që do t'i mundësonin UMIB-it zhvillimin e punës në mënyrë të suksesshme dhe të rinjve studime të mirëfillta.

Deri te kjo gjendje e UMIB-it ka ardhur pasi që atë e udhëheqin njerëz jo profesional, të cilët kanë ardhur aty me ndikim të politikës. Pra, njerëzit që e kanë humbur pushtetin me ardhjen time në krye të komunës, kanë gjetur strehë aty dhe gjendja ku e kanë katandisur këtë universitet tashmë po shihet sa e rëndë është. Unë e kam ditur se do të vije deri te kjo gjendje, pasi që kam reaguar disa herë për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet në UMIB, por që reagimet e mia kanë hasur në vesh të shurdhër. Tash është momenti i fundit që të reagoj dhe të merr veprime konkrete MAShT-i.

Prandaj menjëherë duhet të largohet komplet stafi drejtues me në krye rektorin aktual dhe kështu t'i hapet rrugë një menaxhmeti të dëshmuar, i cili do t'ia kthen dinjitetin Universitetit të Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat