Nxënësit e prof.Erhan Mujka triumfuan në shumë kategori në “Peja International Guitar Festival” - Bota Sot
Nxënësit e prof.Erhan Mujka triumfuan në shumë kategori në “Peja International Guitar Festival”

Mitrovica

Nxënësit e prof.Erhan Mujka triumfuan në shumë kategori në “Peja International Guitar Festival”

Nga: F.B Më: 30 qershor 2019 Në ora: 22:27
Foto

Po vazhdon tradita e artistëve dhe njerëzve të suksesshëm në qytetin buzë Ibrit, për këtë po përkujdesen personali arsimor i Shkollës së Mesme të Muzikës “Tefta Tashko” dhe njëri ndër profesorët më aktiv dhe I palodhshëm Erhan Mujka, që me nxënësit e vetë të kitarës kudo që paraqitet sjell mirënjohje, çmime edhe shpërblime.

Kështu ishte edhe në “Peja International Guitar Festival”, ku me nxënësit vetë ka dal fitues në disa kategori, duke lënë përshtypje shumë të mira dhe premtuese për të ardhmen.

Ky vit sipas prof Erhan Mujka deri më tani mund të konsiderohet mjaft i suksesshëm, pasi në paraqitjet në garat qoftë brenda apo jashtë vendit janë shënuar suksese për lakmi nga garuesit mitrovicas.

Duhet potencuar njofton ai se në garën ndërkombëtare “ Tremolo Guitar Festivalc- Shkup” , pastaj në garën tjetër “ Tivat international guitar Festival”, në Tivat të Malit te Zi, në garat e muzicientëve të rinje në “ArsKosova” - Prishtine, sikurse edhe në garën e fundit në Pejë, kitaristët mitrovicas janë shpërblyer me 25 vende nderi dhe diploma për paraqitjet dinjitoze ka thënë Mujka.

Sipas tij paraqitjet në Pejë ishin mjaftë të mira dhe janë vlerësuar si nga juria ashtu edhe nga njohësit tjerë të muzikës, ndërkohë që puna e palodhshme, përkushtimi por edhe angazhimi I kitaristëve po jep fryt dhe po sjell rezultate.

Rezultatet e kitaristëve mitrovicas në garën ndërkombëtare të Pejës janë këto:

Ajas Vitaku vendi i parë - kategoria. 1
Elsa Mehmeti vendi i dytë - kat. 1

Denis Hamiti vendi i pare - kat. 2 (fitues i kategorisë)
Kanit Mujka vendi i dytë - kat. 2
Oleand Zymeri vendi i tretë - kat. 2

Edis Hamiti vendi i dyte - kat. 3
(Edisi, 13 vjeç, këtë vit detyrimisht ka garuar në kategorinë e 3-të - deri në 17 vjeç, pasi që ishte fitues i kategorisë së 2-t vitin e kaluar)

Dueti Denis & Edis Hamiti, prapë fitues të kategorisë 7 - muzikë kamertale (deri në 19 vjeç)

Mujka ka theksuar se duhet përmendur se sivjet në katër gara muzikantëve e ardhshëm premtues mitrovicas kanë marr gjithsejtë 25 vende të ndryshme nderi dhe 25 diploma si në garat vendore po ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Gara e ardhshme e muzikantëve të rinj mitrovicas është “Akademia verore e Gitarës në Mitrovicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...