Edhe sot kamion me mallra në lagje të Mitrovicës të shoqëruara nga policia - Bota Sot
Edhe sot kamion me mallra në lagje të Mitrovicës të shoqëruara nga policia

Mitrovica

Edhe sot kamion me mallra në lagje të Mitrovicës të shoqëruara nga policia

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Televizioni “B92” nga vendi i ngjarjes ka njoftuar se edhe sot kamion me mallra të prodhuesve shqiptar janë duke qëndruar në disa lokacione si lagj të Boshnjakëve dhe në Mitrovicën veri, përcjell “Bota Sot”.

Afaristët serbë dhe pronarët e dyqaneve dje dhe sot kanë mbajtur të mbyllura lokalet  e tyre si protestë kundër taksës, ata sot më vonë do mbajnë takim ku do vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

Në lagjen e boshnjakëve afër kamionit me mall janë vërejtur edhe pjesëtarët e policisë.

Në këta kamion që dje edhe sot janë vendosur në lokacione ne veri të vendit ka vaj, sheqer, kripë, ujë në shishe edhe mjete të higjienës.

Përveç dyqaneve ushqimore si solidarizim me të parët nuk kanë hapur lokalet e tyre as objektet hoteliere edhe barnatoret, por nuk ka njoftime se qytetarët po furnizohen nga këto pika.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...