Falsifikuan letërnjoftimet e Kosovës, arrestohen dy persona në veri

Mitrovica

Falsifikuan letërnjoftimet e Kosovës, arrestohen dy persona në veri

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 11:12
Vendvotim

Dy persona janë arrestuar sot rreth orës 10:00 në veri të Mitrovicës, për shkak se posedonin letërnjoftime falso të Republikës së Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata posedonin disa letërnjoftime falso, dy prej të cilave kishin tentuar t’i përdornin gjatë votimit të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit ‘Sveti Sava’ në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, dy persona janë dërguar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, për shkak të parregullsisë në procesin zgjedhor”, ka thënë shkurt Radoviq.

Ai shtoi se informatat shtesë do të bëhen të ditura në vazhdim, përkatësisht  pasi të arrijë  deklarata zyrtare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat