U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal në Mitrovicë

Mitrovica

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal në Mitrovicë

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 14:27
U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal në Mitrovicë

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 24-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Në këtë mbledhje fillimisht janë propozuar disa pika shtesë për rend të ditës; Propozim/vendimi për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020, Propozim/vendimi për formimin e komisionit për ndryshimin e rregullores për ndarjen e bursave si dhe Informatë lidhur mbi gjendjen e arsimit në komunën e Mitrovicës.

Më pas kryesuesi Kamberi, propozoi rendin e ditës për miratim,  me ç’rast këshilltarët komunal unanimisht aprovuan këtë rend dite.

Në vazhdim pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash; Rregulloren (e miratuar në parim) Nr. 01/2020 për tatim në pronën e paluajtshme; Harmonizimi i Rregullores Komunale për taksat, tarifat dhe gjobat komunale; Draft-rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores Komunale Nr. 03/2016 Për menaxhimin e mbeturinave; Propozim-vendimi për formimin e Komisionit të ankesave (për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës); Peticioni  kundër shtrenjtimit të participimit në shumë prej 3.00 € në Emergjencën e QKMF-së në Mitrovicë; Propozim-vendimi për bartjen e një pozite (nr. i nëpunësit, aktualisht e pashfrytëzuar për vitin 2019) nga Drejtoria e Inspeksionit në Drejtorinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për Buxhetin e vitit 2019; Raport i Komisionit për zgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetarëve dhe këshillave të fshatrave në Broboniq dhe Selac.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat