U sulmuan infermierët, sot protestë para spitalit të Mitrovicës - Bota Sot
U sulmuan infermierët, sot protestë para spitalit të Mitrovicës

Mitrovica

U sulmuan infermierët, sot protestë para spitalit të Mitrovicës

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 06:57
Ilustrim

Sindikata e Spitalit të Mitrovicës organizon protestë para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës në shenjë pakënaqësie me rastin e sulmit të dy punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës.

Të mërkurën mbrëma rreth orës 20:00 janë sulmuar fizikisht infermierët F.M. dhe A.H., të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë dhe kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin në fjalë dhe sulmuesit të nxirren para drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat