“Ka një plan të strukturave të sigurisë së Serbisë për veriun e Kosovës”

Mitrovica

“Ka një plan të strukturave të sigurisë së Serbisë për veriun e Kosovës”

Më: 6 prill 2020 Në ora: 09:42
Ilustrim

Serbia po mundohet ta shfrytëzojë situatën e krijuar në veriun e Kosovës pas rasteve të shfaqura me koronavirus.Sipas Bedri Elezit, Drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare kjo duhet të trajtohet me vigjilencë nga institucionet e sigurisë në Kosovë.Ai në rubrikën Sytë 7 të emisionit të mëngjesit tha se Serbia e ka në plan ta destabilizojë veriun e vendit.

“Ne duhet ta marrim shumë seriozisht situatën e krijuar në përgjithësi në Kosovë po ashtu edhe në veriun e Mitrovicës. Kemi pasur ditëve të fundit shqetësime të sigurisë në përgjithësi po sidomos në veriun e Kosovës. Mendoj se duhet trajtuar shumë seriozisht kjo çështje, institucionet tona në rastin konktret duhet të jenë më vigjilente për dallim nga herat e tjera “.
“Po, dyshohet se ka një plan të strukturave të sigurisë së Serbisë, që ta shfrytëzojnë situatën e krijuar më të cilat po ballafaqohet edhe globi me Covid-19, kështu me futjen në karantinë të veriut të shkëputet komunikimi më pjesën tjetër dhe të futet në diskutim edhe kjo pjesë në dialogun Kosovë-Serbi, për marrëveshjen finale e cila tanimë dihet dhe është publike “.Elezi shtoi se në zbatim të planit janë vënë 30 agjentë të shërbimit sekret BIA.

“Ne si Institut kemi marrëdhënie të mira me institucionet e sigurisë në përgjithësi, sidomos edhe ato ndërkombëtare, të atyre që ja duan të mirën Kosovës. Ne gjatë diskutimeve dhe debateve që i kemi pasur, kemi hasur në informacione që dyshohet se strukturat e sigurisë janë të ndikuara nga shërbimi sekret serb, që do të ndikojnë në zbatimin e planit.Ne kemi pasur edhe veprime konkrete për të qenë i besueshëm ky informacion “.“Kemi pasur një qytetar të infektuar me Covid-19 në veri dhe ai është trajtuar në Serbi, në kohën kur Kosova i ka mbyllur të gjitha kufijtë, shtrohet pyetja si ka shkuar ai në Nish, a erdhi dikush e mori pa u futur në karantinë? Pra kjo na ka ndikuar qëtë besojmë është e besueshme ky informacion “.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat