Lajm i mirë për Mitrovicën, nga 23 mostra vetëm dy rezultuan pozitive në COVID-19

Mitrovica

Lajm i mirë për Mitrovicën, nga 23 mostra vetëm dy rezultuan pozitive në COVID-19

Më: 4 maj 2020 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Sonte në Mitrovicë janë regjistruar edhe dy raste të reja me coronavirus.

Nënkryetari i Mitrovicës Faruk Mujka në RTV Dukagjini ka thënë se është lajm i mirë që lista e të dyshuarve për COVID-19 në Mitrovicë është duke u ngushtuar.

“Sot janë dërguar për testim 23 mostra ndërsa vetëm dy kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Të dy rastet janë familjarë dhe raste kontakti të rastit të parë. Normal që nuk është lajm i mirë që kemi edhe dy raste por së paku është lajm i mirë që lista po ngushtohet”, tha ai.

Nënkryetari i Mitrovicës thotë se të prekurit janë të moshës së re dhe se nuk kanë pasur asnjë simptomë të dukshme.

“Vetëm testet laboratorike e kanë zbuluar se janë të prekur nga COVID-19, pasi nuk kanë pasur simptoma”.

Mujka ka komentuar edhe zbutjen e masave nga ana e qeverisë.

“Dalja masive e qytetarëve nuk ka qenë sinjal i mirë. Shpresojë se nga nesër do të jenë më të vëmendshëm dhe të ruajnë shëndetin e tyre dhe të familjarëve”, tha ndër të tjera Faruk Mujka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat