Zemaj viziton spitalin e Mitrovicës, dorëzojnë një autoambulancë

Mitrovica

Zemaj viziton spitalin e Mitrovicës, dorëzojnë një autoambulancë

Nga: E.B Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:23
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar se sot ka vizituar spitalin rajonal të Mitrovicës.

Zemaj përmes një postimi në rrjete sociale, ka lajmëruar se gjatë kësaj vizite kanë dorëzuar edhe një autoambulancë, shkruan “Bota Sot”.

Ministri ka thënë që po bëhet çmos të rrisin kapacitetet edhe në Mitrovicë, që pacientët e Mitrovicës, Skenderajit dhe Vushtrrisë të mos kenë nevojë të shkojnë në Prishtinë për trajnim.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova vizitën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku u informova për kapacitetet e kësaj qendre për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Me këtë rast, dorëzuam edhe autoambulancën e cila ishte nevojë urgjente e kësaj qendre spitalore.

Prioritet kemi luftën kundër COVID-19, andaj po bëjmë çmos që të rrisim kapacitetet edhe këtu, në mënyrë që jo vetëm pacientët e Mitrovicës, por edhe ata të komunës së Skenderajit e të Vushtrrisë të trajtohen këtu, pa pasur nevojë të shkojnë në Prishtinë për trajtim!

Me këtë, ne ndihmojmë banorët dhe njëkohësisht i japim mundësi QKUK-së që të shkarkohet nga numri i madh i pacientëve që kërkojnë shërbime nga të gjitha anët e Kosovës.

#QeveriaHoti

Sapo përfundova vizitën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku u informova për kapacitetet e kësaj qendre për trajtimin e...

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, 29 July 2020
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat