Fillon asfaltimi i rrugës në Zabërxhë të Mitrovicës

Mitrovica

Fillon asfaltimi i rrugës në Zabërxhë të Mitrovicës

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 14:34
foto nga vendi ngjarjes

Komuna e Mitrovicës ka vazhduar edhe ditën e sotme me realizimin e projekteve kapitale në fushën e infrastrukturës, me ç’ rast rruga e fshatit Zabërxhë ka nisur të asfaltohet.

“Me këtë rast, kryetari i komunës Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, si dhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, kanë marrë pjesë në fillimin e rregullimit të rrugëve në këtë fshat.

Kryetari Bahtiri bëri të ditur se të gjitha rrugët në këtë fshat do të jenë të rregulluara e asfaltuara sipas standardeve të parashikuara.

Ky projekt është mirëpritur shumë nga banorët e Zabërxhës, të cilët falënderuan drejtuesit komunal për asfaltimin e rrugës, pasi që vlerësojnë se këto investime në Shalë të Bajgores kanë një kuptim të veçantë, sepse do t’ia kthejnë perspektivën kësaj ane që ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit”, thuhet në njoftimin për media.

Rruga që nisi të asfaltohet ka një gjatësi prej 6 km e 300 metra dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat