Nis ndërtimi i Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Koshtovë

Mitrovica

Nis ndërtimi i Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Koshtovë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:03
Nis ndërtimi i Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Koshtovë

Sot, është bërë vënia e gurthemelit për ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare (AMF-së) në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Me rastin e vënies së gurthemelit ishte i pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, drejtorë tjerë nga drejtoritë komunale, kryeshefi i QKMF-së, Burim Pllana, përfaqësuesi dhe disa nga banorët e fshatit Koshtovë.

Në fjalën e tij nënkryetari Mujka, theksoi se ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt ofrimit dhe rritjes të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës sonë.

“Me vënien e këtij gurthemeli, po bëhet një hap tjetër i rëndësishëm drejt ofrimit dhe rritjes të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët në lagjet ku ata jetojnë. Njëherit tregon qartë përkushtimin e kryetarit të komunës Agim Bahtiri për realizimin e premtimit të tij, në mënyrë që qytetarëve të ju krijohet mundësia në shërbime sa më të afërta dhe sa më të mira të mundshme, konkretisht projekti në fjalë do ju ofroj marrjen e shërbimeve shëndetësore banorëve të fshatit Koshtovë”, tha nënkryetari Mujka.

Ndërkaq drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka shtuar se ky objekt do të jetë modern dhe do ti plotësoj të gjitha kërkesat e banorëve, dhe se synimi i drejtorisë është ofrimi i shërbimeve cilësore shëndetësore në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare.

Vlen të potencohet se ndërtimi i kësaj AMF-je po bëhet nga buxheti i komunës, dhe do të kushtoj rreth 200 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat