Realizohet një operacion i rrallë për herë të parë në Spitalin e Mitrovicës

Mitrovica

Realizohet një operacion i rrallë për herë të parë në Spitalin e Mitrovicës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 13:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Në repartin e Urologjisë, në Spitalin e Përgjitshshëm Mitrovicë, realizohen intervenime urologjike nga më të ndryshmet dhe më të komplikuarat.

Një operacion i rrallë për herë të parë është realizuar në repartin e Urologjisë nga ekipi operator i urologëve dhe anesteziologëve.

“Dg. Stenosis colli PU sin, kjo është anomali e shpeshtë e ureterit, një në 1 mijë e 500 fëmijë lindin me këtë problem, më e shpesht është tek djemtë sesa tek vajzat dhe në të shumtën janë të njëanshme, më e shpesht majtas.

Ngushtimi është në pjesën ku ureteri kalon në legenin e veshkës. Kjo sëmundje mund të diagnostikohet me ultrazë qysh në periudhën e shtatzënisë, në mitër. Tek fëmijët, mund të paraqitet me dhimbje, gjak në urinë, ethe, temperaturë dhe të vjella. Trajtimi i kësaj patologjie mund të bëhët nga metodat me pak invazive deri te intervenimet e hapura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat