​Parandalohet kontrabanda e cigareve në rajonin e Mitrovicës

Mitrovica

​Parandalohet kontrabanda e cigareve në rajonin e Mitrovicës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:47
Kontrabanda e cigareve

Njësitet e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e cigareve në rajonin e Mitrovicës.

Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare.

Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës.

“Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat