A po paralajmëron Faton Peci që do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës nga VV-ja?

Mitrovica

A po paralajmëron Faton Peci që do të jetë kandidat për kryetar të Mitrovicës nga VV-ja?

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 10:59
Faton Peci, ka mbledhur anëtarët e Listës Guxo sot në Mitrovicë.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka mbledhur anëtarët e Listës Guxo sot në Mitrovicë.

"Me guximtarët e Mitrovicës", ka shkruar Peci.

E kjo fotografi u publikua pikërisht në ditët e fundit kur VV-ja pritet të vendos për kandidatin për kryetar të Mitrovicës.

Peci ka qenë i përfolur për këtë kandidaturë, ka u raportua Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ia kanë kërkuar kandidimin.

Peci kishte refuzuar fillimisht, por si duket ai është bindur t'i futet kësaj gare.

Sidoqoftë, kjo gjë do të merret vesh gjatë javës së ardhshme, pasi 15 gushti është afati i fundit kur partitë duhet ta dorëzojnë emrin e kandidatit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat