​Policia në Mitrovicë brenda ditës shqipton 408 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Mitrovica

​Policia në Mitrovicë brenda ditës shqipton 408 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 20:15
​Policia në Mitrovicë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, njofton se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë po veprojnë gjithnjë në përputhje me autorizimet, duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban.

Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut nga zyrtarët policorë, janë shqiptuar 408 gjoba ndaj personave fizik si dhe nëntë gjoba operatorëve ekonomikë.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat