“Kandidaturë e pistë kriminale!”/Fehmi Ferati thotë se në Mitrovicë po blihen votat nga familjet e vrafra

Mitrovica

“Kandidaturë e pistë kriminale!”/Fehmi Ferati thotë se në Mitrovicë po blihen votat nga familjet e vrafra

Nga: M.L. Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:54
Fehmi Ferati

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Fehmi Ferati, përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se në lagjën e romëve dhe lagje të tjera të varfra në këtë komunë po shpërndahen para për blerje votash.

Po ashtu, ai tha se familjeve që kanë aplikuar për strehim në shtëpitë e ndërtuara po u premtohet zgjidhje në këmbim të votave.

Në lagjen e romëve në Mitrovicë po shpërndahen para për blerje votash po ashtu edhe në lagje tjera të varfra Tunel i parë e Dy Korriku! Listës së familjeve të varfëra që kanë aplikuar për strehim në shtëpitë e ndërtuara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën po ashtu po u premtohen “zgjidhje problemi” me votim! Kandidaturë e pistë kriminale!”, shkruan Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat