Edhe përkundër disa problemeve gjatë procesit të korrje-shirjes, në komunën e Mitrovicës ky proces është realizuar me sukses.
Drejtori i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu, theksoj se çdo gjë ka përfunduar dhe është realizuar sipas planit të paraparë.
“Procesi i korrje-shirjes, përkundër disa problemeve të vogla që janë paraqitur, është realizuar me sukses dhe ashtu siç është parapa me planin e hartuar nga drejtoria jonë. Po ashtu vlen të theksohet se për korrje janë angazhuar fillimisht 12 autokombajna, ndërsa që më vonë edhe është rritur dukshëm numri i tyre, që ka arritur deri në njëzet autokombajna, gjë e cila ua ka lehtësuar punën fermerëve ” tha drejtori i Bujqësisë Nasuf Aliu.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i uroj fermerët për punën e bërë duke ju premtuar atyre vazhdimin e mbështetjes nga Komuna, për aq sa lejojnë mundësitë buxhetore të komunës.
Drejtori Aliu tha se krahasuar me vitin paraprak, rendimentet e grurit këtë vit janë më të ulëta, si pasojë e kushteve agroklimatike të pavolitshme, gjë e cila ka ndikuar dukshëm në rendiment. Ai po ashtu theksoj se gjatë fazës së mbjelljes së grurit ka pasur lagështi të madhe dhe ka pasur raste kur edhe kanë mbretëruar kushtet të pa favorshme për mbjellje.
Sipas tij, përveç kushteve agroekologjike të korrje–shirjeve, për një përfundim sa më të suksesshëm kanë ndikuar edhe faktorët si angazhimi i një numri të madh të autokombajnave nga komunat tjera dhe puna në terren e Komisionit komunal të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillimi Rural të Komunës.
Në Komunën e Mitrovicës këtë vit kanë qenë të mbjellura gjithsej 1.190 hektarë me gurë.