Mitrovica nderon kryeministrin e parë të pasluftës

Mitrovica

Mitrovica nderon kryeministrin e parë të pasluftës

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 15:19
Kuvendi Komunal i Mitrovicës homazhe për ish-kryeministrin Rexhepi

(E plotësuar) - Në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe para arkivolit me trupin e pajetë të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

Homazhe ka bërë edhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë Avni Kastrati me bashkëpunëtorë si dhe qytetarë të shumtë.

Rexhepi do të varroset në orën 16 e 30 në Shipol të Mitrovicës me ceremoni shtetërore.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës homazhe për ish-kryeministrin Rexhepi (Drejtpërdrejt)

Në Mitrovicë kanë filluar homazhet për ish-kryeministrin dhe ish kryetarin e Mitrovicës, Bajram Rexhepi.

Ai ka vdekur dje në një spital të Turqisë ndërsa varrimi do të bëhet sot pasdite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat