Veseli i bindur në fitoren e Valdete Idrizit

Mitrovica

Veseli i bindur në fitoren e Valdete Idrizit

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 11:58
Kadri Veseli ne Mitrovice

Kandidati i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se fryma e fitores së PDK-së dhe Valdete Idrizit po shpërndahet kudo nëpër Mitrovicë, në qytet e në fshatra.

Këtë vullnet për ndryshim,  sipas tij, treguan edhe banorët e lagjeve Bajr e Zhabar.

“Më shumë zhvillim ekonomik, më shumë vende pune dhe më shumë transparencë e integritet në katër vjetët e ardhshëm të qeverisjes së PDK-së në Mitrovicë. Dëshira e qytetarëve është qartë, ashtu si dhe plani ynë për ta”, ka shkruar ai në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat