Banania fruti më i përkryer, mban larg shumë sëmundje - Bota Sot
Banania fruti më i përkryer, mban larg shumë sëmundje

Mjekësi alternative

Banania fruti më i përkryer, mban larg shumë sëmundje

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:28
Ilustrim

SHARE

 

TWEET

 

SHPERNDAJ

 

EMAIL

 

COMMENTS

Bananet janë fruta tonike e me minerale, shumë të nevojshme për trupin, për sa kohë konsumohen 1-2 në ditë. Ato përmbajnë tri lloje sheqernash natyrale: sukroza, fruktoza dhe glukoza, por dhe një sasi të konsiderueshme vitaminash, mineralesh dhe fibra.

Dy banane mund të furnizojnë trupin me energji pas një stërvitjeje të lodhshme, prandaj nuk është për t’u habitur që lëngu i tyre është i preferuar nga sportistët që bëjnë performancë. Lëngu i bananes është konsideruar nga specialistët si fryti më i përkryer. Përveç energjisë, bananet ndihmojnë në kurimin dhe parandalimin e disa sëmundjeve si:

Depresioni

Sipas një studimi të realizuar me personat të cilët vuajnë nga depresioni, shumica e tyre janë ndjerë më mirë pasi kishin konsumuar një banane. Kjo gjë ndodh falë faktit se bananet kanë në përbërje triptofan, një lloj proteine që trupi e transformon në seretoninë, të cilësuar si “hormoni i lumturisë”.

Nervat

Bananet janë të pasura ne vitaminën B e cila ndihmon për qetësimin e sistemit nervor.

Pas dehjes

Një nga mënyra më efikase për të marrë veten pas dehjes është një milkshake, lëng bananesh i ëmbëlsuar me mjaltë. Banania qetëson stomakun dhe me ndihmën e mjaltit, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ndërkohë që qumështi hidraton sistemin e tretjes.

Përzierjet e mëngjesit

Konsumi i bananeve midis vakteve kryesore ndihmon në mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak duke evituar përzierjet e mëngjesit.

Sindroma paramenstruale

Harro ilaçet dhe ha një banane. Kjo përmban vitaminën B6, shumë e njohur, e cila lufton sindromën premenstruale.

Anemia

Të pasura në magnez, bananet stimulojnë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu, ndihmojnë në rastet e anemisë.

Tensioni i gjakut

Kjo frutë tropikale, unike, është shumë e pasur në potasium, por shumë e varfër në kripëra, atë që është e përkryer për një tension gjaku normal.

Kapsllëku

Të pasura në fibra, bananet ndihmojnë në rivendosjen e florës së zorrëve, pa pasur nevojë për laksative.

Urthi

Bananet kanë një efekt alkalin në trup, kështu që, nëse vuan nga urthi, provo të hash një banane dhe do të ndihesh i lehtësuar.

Ulçera

Banania është përdorur si ushqim dietik kundër shqetësimeve intestinale, për shkak të teksturës së saj të butë. Është i vetmi frut që mund të konsumohet pa asnjë lloj rreziku në shumicën e rasteve.

Pickimet e mushkonjave

Para përdorimit të kremrave qetësues pas pickimit të mushkonjave, provo të fërkosh zonën me pjesën e brendshme të lëvozhgës së bananes. Do të vësh re se acarimi dhe gunga e krijuar zvogëlohet. Kështu që, banania është një trajtim shumë efikas për disa sëmundje. Nëse do ta krahasonim me një mollë, banania ka 4 herë më shumë proteina, 2 herë më shumë karbohidrate, 3 herë më shumë fosfor, 5 herë më shumë vitaminë A dhe 2 herë më shumë hekur, vitamina dhe minerale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat