Si të përdorni karafilat për dhimbjet e papritura të dhëmbëve

Mjekësi alternative

Si të përdorni karafilat për dhimbjet e papritura të dhëmbëve

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Karafili është një erëz shumë aromatike që ka gjetur përdorim në kulinari që në lashtësi.

Ama jo shumë veta e dinë për aftësinë e tij kundër dhimbjes së dhëmbëve. I gjithë sekreti qëndron tek një element që gjendet tek karafili.

Eugenoli është një qetësues natyral dhe antibakterial. Ai funksionon si lehtësues i inflamacionit të mukozës së gojës.

Si ta përdorim vajin e karafilit për dhimbjen e dhëmbëve

Si fillim, ju duhet një garzë e pastër apo një topth pambuku. Zhyteni garzën apo pambukun në vajin e karafilit. Disa pika mjaftojnë.

Me kujdes aplokojeni sipër vendit që është skuqur apo që ju shqetëson.

Si të përgatisni vajin e karafilit në shtëpi

Piqni në një tigan farat e karafilit, në një zjarr të ngadaltë. Kështu do të jetë më e lëhtë të marrim esencën e tyre.

Shpëlajini farat e karafilit me ujë të ftohtë dhe vendosini për t’i tharë. Në një pjatë apo tas guri hidhni farat e karafilit dheshtypini lehtë derisa të jenë copëzuar.

Shtoni vaj ulliri. Të gjithë këtë përbërje e kalojmë më ndihmën e një hinke në një shishe qelqi të vogël, të cilën do ta ruajmë në një vend të thatë dhe të freskët. Tundeni shishen çdo dy ditë.

Mbajeni vajin me farat e karafilit kështu për dy javë. Me anën e një cope të imët, kullojmë farat e karafilit nga vaji. Ruajeni në frigorifer, dhe përdoreni brenda një muaji.

Këshilla

Përdorni gjysmë luge gjelle fara karafili për 100 ml vaj ulliri. Mund të përdorni dhe një lugë me fara nëse doni një përqëndrim të aromës dhe shijes së farave të karafilit.

Vaji i karafilit është përdorur që në lashtësi për të qetësuar mishrat e dhëmbëve të inflamuar.

Disa studime sugjerojnë se larja e gojës me një gotë ujë dhe një lugë kafeje vaj karafili, bënë të mundur eleminimin e baktereve të mbetura nga ushqimet apo nga faktorë të tjerë. Edhe pse aftësia e këtij vaji për të luftuar problemet me dhëmbët dhe mishrat, nuk duhet tepruar me përdorimin e tij.

Pasi një përdorim i shpeshtë mund të sjellë dëmtim të rrënjës së dhëmbit dhe membranës së gojës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat