Lëkura e limonit, i mjaftueshëm për të zhdukur dhimbjet kronike dhe inflamacionin - Bota Sot
Lëkura e limonit, i mjaftueshëm për të zhdukur dhimbjet kronike dhe inflamacionin

Mjekësi alternative

Lëkura e limonit, i mjaftueshëm për të zhdukur dhimbjet kronike dhe inflamacionin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 07:54
Ilustrim

Pirja e ujit të nxehtë dhe limonit në mëngjes jep përfitime të shumta për shëndetin tuaj, në fakt ato janë ushqime plot vitamina dhe minerale si vitamina C, A, B1, B6, magnez, bioflavonoide, pektinë, acid folik, fosfor, kalcium dhe kalium. Ato ndihmojnë në mbrojtjen kundër shumë sëmundjeve.

Konsumimi i limonëve në mënyrë të rregullt ofron shumë efekte pozitive për zorrët, stomakun, mëlçinë dhe sistemin imunitar në tërësi. Por ajo që shumë nuk e dinë është se lëvozhgat e limonit mund të ndihmojnë me dhimbjen e nyjeve dhe të japin një efekt të këndshëm antiseptik.

Vajrat esencialë në lëvozhgën e limonit ndihmojnë enët e gjakut dhe posedojnë veti anti-inflamatore, gjë që i bën ato të efektshme për dhimbjet e nyjeve.

Për të zvogëluar inflamacionin dhe për të lehtësuar dhimbjen, duhet të grini lëkurën për të marrë vetëm shtresën e verdhë. Kjo më pas duhet të fërkohet në pjesët e trupit në fjalë dhe të mbështillet me një fashë. Ju duhet ta mbani atë për të paktën dy orë.

Përveç kësaj, mund të vendosni lëvozhgën e dy limonëve të tërë në një kavanoz, dhe ta mbushni me vaj ulliri të virgjër. Mbyllni kavanozin dhe lëreni përzierjen të pushojë për dy javë. Fërkoni vajin në zonën e prekur dhe mbështilleni me garzë dhe lëreni për tërë natën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat